Garat ekipore 2019/Rregullore - Klubi i shahut "Vëllaznimi" Gjakovë

Go to content

Main menu:

Garat ekipore 2019/Rregullore

Informata
RREGULLORE PËR AFATIN KALIMTAR TË LOJTARËVE DHE REGJISTRIMIN E KLUBEVE 2019
1. Kjo rregullore përcakton të drejtat dhe detyrimet e lojtarëve dhe klubeve të regjistruara në FSHK dhe procedurën për afatin kalimtar të lojtarëve.
2. Obligohen klubet e shahut që Listën e shahistëve me nënshkrime ta dorëzojnë tek Komisioni për regjistrim deri më dt.22.03.2019.
3. Lista duhet të përmbajë : emrin mbiemrin, datën e lindjes, numrin e letërnjoftimit dhe nënshkrimin personal të shahistit.
4. Nëse shahisti nënshkruhet në dy ose më shumë lista, duhet të deklarohet me shkrim se për cilin klub do të luan ose do të dërgohet në Komision disiplinor dhe do të suspendohet nga të gjitha garat e vitit 2019 të organizuara nga FSHK.
5. Nëse nënshkrimi i lojtarit falsifikohet nga zyrtarët e ndonjërit klub, do të ndëshkohet me 2 vjet suspendim nga të gjitha aktivitetet e organizuara nga FSHK.
6. Kotizimi për ekipet e Ligës së parë është 350 €, ndërsa për ekipet e Ligës së dytë 190 €.
7. Lojtarë vendor do të konsiderohen të gjithë shahistët me nënshtetësi kosovare dhe ata që gjinden në FIDE ranglistë nën kodin e Kosovës.
8. Secili klub do të ketë të drejtë që në edicionin e garave të vitit 2019 ta ketë në ekip një lojtarë të huaj. (Sqarim : Në formacionin e zgjeruar mund të ketë më shumë por në ndeshje mund të aktivizohet vetëm një).
9. Komisioni i regjistrimit  obligohet që nga data 23 – 27.03.2019 të kontrollojë listat e  shahistëve me nënshkrime të dorëzuar nga klubet.
10. Rregullorja për afatin kalimtar vlen për garat ekipore për vitin 2019.
  
      Komisioni : 1. Burhanudin Misini, 2. Arben Bytyqi,  3. Nuridin Hyseni


vellaznimichess@gmail.com
Back to content | Back to main menu