Rregullorja - Klubi i shahut "Vëllaznimi" Gjakovë

Go to content

Main menu:

Rregullorja





RREGULLORE E GARAVE NË LIGËN E PARË TË KOSOVËS 2019

Neni 1
Në kuadër të kalendarit të vet të garave , FSHK organizon garat në Ligën e Parë të Kosovës duke filluar nga data 29/04 - 05/05/2019  në Hotelin Grand në Prishtinë sipas këtij orari:

Hëne
29/04 Ora     16.30 Hapja Solemne
29/04 Ora     17.00 Xhiroja e I
Marte 30/04 Ora     17.00 Xhiroja e II
Mërkure 01/05 Ora     11.00 Xhiroja e III
Enjte 02/05 Ora     17.00 Xhiroja e IV
Premte 03/05 Ora     17.00 Xhiroja e V
Shtune 04/05 Ora     11.00 Xhiroja e VI
Diele 05/05 Ora     11.00 Xhiroja e VII

Neni 2
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë këto ekipe: Drejtësia, Prishtina, Vëllaznimi, Dardania, Fushë Kosova, Deçani, Llamkosi dhe Minatori.
Neni 3
Kotizimi për pjesëmarrje dhe anëtarësia vjetore në vlerë prej 350€ duhet të paguhen para fillimit të kampionatit.

Neni 4
Sipas rregullores së afatit kalimtar çdo klub ka të drejtë ta aktivizojë nga 1 shahist të huaj në ndeshje.
Neni 5
Garat zhvillohen sipas Sistemit të Bergerit (rrethor, secili me secilin), në një vend në kohen e zhvillimit të garave ashtu siç është përcaktuar në nenin 1.
Neni 6
Shorti është i tipit të dirigjuar duke u bazuar në mesataren e 6 shahistëve me ELO më të mirë (vetëm një i huaj) me formacionin bazë të rradhitur sipas rejtingut por diferenca e rejtingut mos te jetë më e lartë se 100 pikë nga tabela paraprake. (psh tabela e dytë mundet me qenë 2400 por e para nuk mundet me qenë më e vogël se 2300).
Neni 7
Referë të ndeshjes janë : 1. Fatmir Gërguri, 2. ______________ ,  3. ______________
Neni 8
Në komisionin e garave prej 3 anëtarëve do të jenë Bedri Sadiku, Afrim Fejzullahu dhe Armend Budima ndërsa rezervë Avni Ermeni dhe Burim Dushi.
Neni 9
Formacioni do të jetë bazë (neni 6).
Neni  10
Garat zhvillohen në gjashtë (6) tabela.
Neni 11
Kapitenet e ekipeve për ndryshimet e bëra në formacion nga ai i xhiros paraprake, janë të obliguar që  15 min. para fillimit të xhiros të dorëzojnë formacionin e ndryshuar tek gjyqtari, në sallën e garave apo nëpërmjet telefonit ose postës elektronike nëse kanë ndonjë pengesë që të arrijnë me kohë. Përndryshe pas këtij afati formacioni mbetet ai bazë..
Neni 12
Tempo e lojës është dyzet (40) lëvizje për 90 min dhe 30 min. për përfundmin e lojës me 30 sekonda bonus për çdo lëvizje duke filluar nga e para. Gjatë lojës vlejnë  Rregullat e FIDE për lojë standarde.
Neni 13
Koha e pritjes së kundërshtarit është 30 minuta nga koha e paraparë për fillimin e ndeshjes.
Neni 14
Plasmani i ekipeve përcaktohet në bazë të pikëve të fituara, meç-pikët sipas sistemit: për fitore 2 pikë, barazimi 1 dhe humbja 0 pikë. Në rast se 2 ekipe kanë pikë të njejta ekipore zbatohen këto rregulla:
a)    Ndeshja direkte
b)    Shuma e pikëve tabelare
c)    Dy ndeshje shtesë në rapid (2x15min+5sec.) me formacionet e pandryshuara nga xhiroja e fundit.
d)    Dy ndeshje shtesë në blic (2x5min+2 sec) me formacionet e pandryshuara.
e)    Nga dy ndeshje shtesë blic (2x5min+2 sec) me formacionet e pandryshuara gjer në përcaktimin e fituesit.
f)    Nën pikat (c, d, e) në rast barazimi vendosin pikët tabelare.
g)    Nëse kemi 3 apo më shumë ekipe me pikë të njejta, pika (a) nuk zbatohet, dmth vendos pika (b) e me rradhë.
Neni 15
Ekipi që zë vendin e parë shpallet kampion i Kosovës për vitin 2019. Ky ekip përfaqëson Kosovën në garat e Kupës Evropiane ECC 2019 në Mal të Zi. Ekipet që rradhiten në vendet 7 dhe 8 largohen nga Liga e parë dhe vitin 2020 garojnë në ligën e dytë.
Neni 16
Shpërblime do të ketë për 3 vendet e para :
1)  Vendi I    -  600€, kupë dhe diplomë.
2)  Vendi II   -  400€, kupë dhe diplomë.
3)  Vendi III  - 300€, kupë dhe diplomë.
Neni 17
Ndeshjet nuk mund të shtyhen.
Neni  18
Nëse një ekip largohet nga gara apo përjashtohet nga gara dhe ka luajtur :
a)    më pak se gjysmën e ndeshjeve, rezultatet e tij fshihen në vazhdimin e garave dhe rezultatet e arritura anulohen.
b)    gjysmën apo më shumë ndeshje, atëherë ajo i humb të gjitha ndeshjet e mbetura duke e llogaritur edhe ndeshjen e humbur me kontumacion me 0 pikë ekipore dhe pikë tabelare, ndërsa kundërshtarët marrin nga 2 pikë dhe pikët tabelare të njejtë si humbja e tyre më e lartë gjatë ndeshjeve. Nëse ajo ekipë gjer në atë xhiro nuk ka humbur asnjë ndeshje atëherë kundërsharët marrin nga 2 pikë ekipore dhe 3.5 pikë tabelare.
c)    Nëse ekipi humb një ndeshje me kontumacion, ajo mund ta vazhdojë garën por nëse ky rast përsëritet edhe njëherë gjatë garës ndëshkohet me përjashtimin e saj nga gara dhe kalimin e saj në një rang më të ulët të garave me mundësi që edhe në këtë rang të startoj me minus pikë apo me marrjen e pikëve të cilën e vendos Federata e Shahut.
Neni  19
Që ekipi të ketë mundësi të fillojë ndeshjen,duhet të ketë numër të mjaftueshëm të lojtarëve që nënkupton më së paku 4 lojtarë (50%+1)
Neni  20
Çdo ekipë duhet ta ketë kapitenin e tij i cili mund të jetë edhe nga rradhët e lojtarëve. Në listën e formacionit të ekipit shënohet emri i tij.
Neni  21
Detyrat e kapitenit janë :
a)    ta dorëzojë formacionin e ekipit të tij tek referi i garës.
b)    t’i informojë anëtarët e ekipit të tij për propozicionet,rregullat e garës dhe vendimet e referit dhe komisionit të garave. Të gjitha informatat e dhëna kapitenit konsiderohen si të dhëna tërë ekipit.
c)    ta përfaqësoj ekipin e tij në garë.
d)   që në emër të ekipit të tij të bëjë propozime ose ankesa tek referi apo komisioni i garave.
e)    të përkujdeset për disciplinën e anëtarëve të tij.
Neni  22
Gjatë ndeshjes kapiteni mund t’i drejtohet anëtarëve të ekipit të tij vetëm në çështjet që nuk kanë të bëjnë me zhvillimin aktual të ndeshjes, vetëm atëherë kur në lëvizje është lojtari kundërshtarë dhe në prezencë të referit.
Neni  23
Gjatë ndeshjes lojtari mund t’i drejtohet kapitenit të tij në çështjet që kanë të bëjnë me ndeshjen si psh për konsultim në rastin e ofrimit të remit nga ana e kundërshtarit apo dëshirës që ai ti ofroj remi atij, dhe atë në prezencë të referit dhe kur nuk është në lëvizje, ndërsa kapiteni duhet t’i përgjigjet shkurt me po ose jo pa asnjë komentim dhe sqarim të pozitës në tabelë.
Neni  24
Nëse në ekip nuk janë prezent të gjithë lojtarët por është numri i mjaftueshëm i tyre, kapiteni i ekipit mund ta dorëzojë formacionin në dy mënyra :
a)    e plotëson formacionin me lojtarë që nuk janë prezent,
b)    i len rubrikat e zbrazëta në tabelat përkatëse të cilat dorëzohen pa lojë.
Në rastin a) nëse shahistët të cilët nuk janë prezent por janë të futur në formacion nuk vijnë me kalimin e 30 minutshit duke e llogaritur nga koha e caktuar për fillimin e ndeshjes,e humbin atë me kontumacion.
Neni 25
Lojtarëve nuk u lejohet largimi i hapsirës së ndeshjes pa miratimin e referit. Pa lejen e referit lojtari nuk guxon të ketë me veti telefon celular apo ndonjë mjet tjetër elektro komunikues,përveç nëse janë plotësisht të fikur.Nëse çfarëdo lloj mjeti prodhon apo lëshon ndonjë tingull, lojtari e humb lojën.Poashtu gjatë ndeshjes lojtarëve nuk u është e lejuar që të shërbehen me çfarëdo lloj shenimesh,burime informative ose këshilla, si dhe të analizojnë në tabelë tjetër të shahut apo të konsultohen me shokë e me kolegë të klubit për pozitën e arritur në tabelë.
Neni 26
Pirja e duhanit është e lejuar vetëm në atë pjesë të hapsirës të cilën e përcakton referi.Në këtë pjesë nuk është e lejuar që të gjinden njëkohësisht dy shahistë të të njejtit klub.
Neni  27
Në sallën e lojës u është lejuar prezenca vetëm lojtarëve dhe kapitenit të ekipit.Lojtarët rezervë dhe personat tjerë mund të hyjnë vetëm me miratimin e referit të ndeshjes apo referit të turneut.
Por nëse situata e kërkon që shkaku i mbarëvajtjes së garave, mbajtjes së rendit dhe disciplinës së duhur, largimit të dyshimeve të konsultimeve apo diqka të ngjajshme, referi mund të sjell vendim që lojtarët të cilët e kryejnë ndeshjen të largohen nga salla e lojës si dhe kapitenët ekipet e të cilëve e kanë përfunduar ndeshjen.
Neni  28
Kundër lojtarëve të padisciplinuar, kapitenit apo ekipit referi mund të shqiptojë ndëshkimet si në vijim :
a)   tërheqjen e vërejtjes,
b)   humbjen e ndeshjes
c)   largimin nga gara të kapitenit, lojtarit apo ekipit.
Neni 29
Lojtari i cili kapet duke përdorur program apo softver të shahut gjatë ndeshjes do të sanksionohet me diskualifikim nga garat dhe humbjen e pikës në atë ndeshje. Përpos këtyre ndëshkimeve do të dënohet me 2 vjet moslojë në garat e organizuara nga FSHK.  
                                                                                                                     
Neni  30
Në vendimin e referit të ndeshjes kapiteni mund të ankohet tek komisioni i garave mbrenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes apo situatës kontestuese dhe e ka obligim që këtë ta paraqes në procesverbalin e ndeshjes.
Klubi i cili ushtron ankesë deponon në llogari të FSHK-së 20 € në formë të kaucionit. Nëse ankesa shqyrtohet pozitivisht të hollat kthehen , në të kundërtën të hollat mbesin në llogari të FSHK-së.Ankesa duhet të shqyrtohet para fillimit të xhiros së ardhshme. Vendimi i Komisionit të garave është përfundimtar.
Interpretimi dhe finalizimi përfundimtar i kësaj rregulloreje është e drejtë ekskluzive e FSHK-së.
29 Prill 2019,Prishtinë
vellaznimichess@gmail.com
Back to content | Back to main menu