SHFMU"Mazllum Këpuska"Gjakovë - Klubi i shahut Vëllaznimi Gjakovë

Go to content

Main menu:

Aktivitete

Klubi i shahut „Vëllaznimi“ - Gjakovë, në kuadër të organizimit të garave shkollore në shah dhe përgatitjen e ekipeve shkollore (ekipi vajzave dhe djemve) për garat ndërkomunale dhe ndër-regjionale në shah, në bashkëpunim me stafin e Shkollës së Mesme dhe të Ulët “Mazllum Këpuska“ në Gjakovë, për nxënësit e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet, e përcjellë këtë:

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë nxënësit e interesuar të Sh.M.U “Mazllum Këpuska” në Gjakovë të cilët kanë njohuri të lojës së shahut, që të paraqiten tek sekretari i shkollës, që të regjistrohen për garat shkollore në shah që janë në funksion të krijimit të ekipit të shkollës për garat ndërkomunale dhe ndër-regjionale që do të organizohen së shpejti.

Turniri do të organizohet në mbikqyrje të klubit të shahut “Vëllaznimi” dhe do të zhvillohet në lokalet e klubit (Pallati i kultures “Asim Vokshi”/Kati i dytë) me datë 17.03.2018 (e shtunë) duke filluar në ora 11.00.

Garat do të organizohen për kategorin e vajzave dhe djemve.

K.SH”Vëllaznimi” ju mirëpret dhe i uron suksese të gjithë pjesëmarrësve.




Me respekt:

K.SH. ”Vëllaznimi” - Gjakovë
z. Bekim Ermeni

Gjakovë, 12.03.2018


 
Back to content | Back to main menu