Ne lokalet e klubit te shahut "Vellaznimi" per nder te shahisteve te rene gjate luftes se fundit : Shkelzen Ajroni - Geni, Fadil Berisha dhe Albert Berisha, u organizua turniri memoral i shahut "Geni-Fadili-Alberti" - 6.
Ne turnir morren pjese ish shahistet e Vellaznimit qe garojne ne ekipet nderkombetare:
Avni Ermeni - Klubi i shahut "St. Blase" / Neuchatel, Zvicerr
Arsim Hana - Klubi shahut "Nordhorn" / Gjermani
Gezim Bytyqi - Klubi shahut "Toronto" / Kanada
Mysafiret nga Prizreni: Valmor Bardhi dhe Enver Xhurxhehallo, dhe
Shahistet aktual te klubit te shahut "Vellaznimi" : Skender Hasi, Gezim Kasumi, Albert Ajroni.
Pjesemarresit para fillimit te garave vizituan dhe bene homazhe tek varrezat e te reneve ne Çabrat.
Garat u organizuan me sistemin secili me secilin dhe ate dy rrethor.
Shahistet me te dalluar u shperblyen nga K.SH"Vellaznimi" me mirenjohje dhe kupa.