Arsim Hana - Klubi i shahut Vëllaznimi Gjakovë

Shahu Gjakovar nëpër vite...
Go to content

Main menu:

Intervista
13.08.2007 Arsim HANA-Shahistë i klubit të shahut "Vëllaznimi"Gjakovë

Kaluan shumë vite dhe jeni jashtë rrjedhave të shahut kosovarë,sa jeni të informaur për aktivitetet për shah në Kosovë ?
Po eshte e vërtetë, unë që nga viti 1985 thuase nuk jam drejtpërdrejt i kyqur në rrjedhat e shahut Kosovar dhe nuk jam prezent në aktivitetet Kosovare të shahut. Që nga kjo kohë kryesishtë jam marrë me shah dhe kam qene prezent në aktivitete të shahut të organizuara në Kroaci dhe Gjermani. Gjatë viteve 1985 – 1992 kur isha student në Kroaci rrespektivisht në Zagreb, unë pata fatin të marrë pjesë në disa turnire të qytetit si dhe në disa turnire ndërkombetare – OPEN turnire që organizoheshin në këtë qytet. Duhet thënë që krahas obligimeve universitare, suksesi im në këto aktivitete ishte shumë i mirë.
Shumë vite kaluan jashtë Kosoves,dhe shkurtimisht a mundeni të përshkruani aktivitet tuaja në lojen e shahut në Gjermani ?
Pas përfundimit të studimeve në Kroaci (kam përfunduar Fakultetin e Veterines) mu dha rasti të shkojë në Gjermani dhe të filloj të punojë atje me çrast u hap dhe një mundesi që të vazhdojë të jam prezent në aktivitetet e shahut atje. Fillimisht u aktivizova në klubin e shahut « Nordhorn », klub që aktivizohej në rangun e dytë të ligës Gjermane. Duhet potencuar që ky klub në rradhët e veta ka disa Kryemjeshter dhe Mjeshter Nderkombetare dhe se ky klub dhe ky qytet organizon turnirin tradicional në të cilin luajnë shumë shahistë të mëdhenjë botëror. Në të njëjten kohë të rinjët e këtij klubi janë kampion të shtetit Gjerman, që d.m.th se në këtë klub punohet mjaftë në shah dhe që kanëe një traditë të herëshme. .
Disa turnire që duhet vequar dhe takimet me shahistët eminentë botëror,cilat ishin përshtypjet tuaja nga këto takime ?
Kam luajtur disa turnire si dhe për klubin tim në disa takime me rëndësi dhe mendoj se kontributi im ka qenë në një shkallë të lartë dhe i cilsuar me nje notë të lartë nga puntorët e shahut ne Gjermani.Kisha takime me kryemjeshtër eminent botëror ,ku duhet vequar takimet me Shirovin,Korchnoin si dhe Timanin që ishin pjesmarrës të turnirit tradicional që organizohet në Nordhorn.Për të gjitha rezultatet si dhe turnirët në Gjermani dhe disa ne Zvicerr mundën dashamirët e shahut të klikojn në adresat e më poshtme dhe aty mundën të mësoj diqka më shumë nga turniret e mia….
Bundesliga Ergebnisdienst Hamburg
Schachbund NRW e.V.
Niedersächsischer Schachverband eV - Bezirksmeisterschaften 1999 ...
Blitz turnir në Zürich 2001
NSV - Ergebnisdienst
Oberliga Nord West 2004/2005 Ergebnisse des 9. Spieltags (2005-01 ...
Oberliga Nord West 2004/2005 Ergebnisse des 3. Spieltags (2005-01 ...
Einzelergebnisse
Ergebnisse 1996/97
Vendi i parë në Open Zurich 2001
20. Internationales Schnellschachturnier Grp.B
Nordhorn shahfestival
Navision Cup 2005
Turniri i fundit i juaj ishte blitz 24 orë në Dresden,a mendoni se edhe në Kosovë mundet të organizohet një aktivitet i tillë ?
Po, ishte ky një turnir shumë interesant për mua dhe një përvojë e re lidhur me organizimin e garave të shahut. Në fillim më duhet të them se ishte ngarkesë për shahistët të rezistojnë një gare të tillë maratonike por në të njëjten kohë një mundesi që të realizosh një numër të madhë të partive me shumë shahistë cilësor.
Sa i përketë organizimit të një manifestimi të tillë të shahut në Kosovë, unë nuk jam në ngjarje si qendron situata me çështjet teknike të një organizimi të tillë sepse ky turnir në Gjermani tregoj që organizatori do të duhej të jetë i përgatitur teknikisht – të posedoj programin adekuat për një numër të madhë të shahistëve pjesëmarrës dhe të kalkuloj çiftet për parti në disa rrathë në mes vehte. Poashtu të kyqur në këtë aktivitet ishin shumë njerëz që në vehte ngërthen shpenzime shtesë si dhe shpërblime rrespektabile për joshjen e pjesëmarrësve.
Unë e di që edhe në Kosovë aktivistet e shahut dhe njerzit që merren me shah kanë filluar të aplikojnë këto gjëra në aktivitetet e tyre por ky lloj turniri paraqet ngarkesa shtesë që do të duhej një përvojë shtesë.
Shpresoj që edhe në Kosovë ka kapacitete për një organizim të tillë dhe pse jo që edhe atje të organiuzohen këso lloj turniresh.

Shahistet Kosovar 4 vitet e fundit ishin pjsmarrës në Kupen e klubeve dhe nga këto katër vite kemi vetëm një normë për mjeshtër ndërkombëtar (Fejzullahu) a mundët të quhet ky një sukses apo ka mundur më mirë ?
Njeriu gjithmonë synon më të miren dhe normal që ka mundur të jetë më mirë edhe në këtë drejtim. Por ajo qka më shqetëson mua dhe që është drejtpërdrejt e lidhur me pyetjen e juaj është pikërisht mospuna me të rinjët dhe mosperspektiva e shahut Kosovar në këtë drejtim.
Titujt vijnë me kohë nëse punohet me të rinjët.
Kosova për fatë të mirë ka filluar të hapet me boten e shahut dhe të ketë mundesi të luajë në turnire ndërkombetare, kështu që tani nuk është kurrfarë problemi te kemi edhe tituj më shumë.
Fatkeqësija është që si dikur kur unë luaja në Kosovë edhe tani po mpërsëritet e njëjta gjë që të njëjtit shahistë luajnë në turnire nderkombetare dhe që përkrahja institucionale apo e klubeve për këtë është e pakoordinuar.
Me dallim nga zyrtarët e federatës në Kosovë ,që nuk i përkushtojnë kujdes gjeneratave të reja,qka mundë të propozoni nga përvoja e juaj nëpër klubet gjermane që ju ka lënë mbresa ,se si duhet të punohet me talent të rinjë ?
Eh tani keni prek një temë që unë vetem diqka fillova të flas më heret tek përvojat e klubit tim në Nordhorn.
Unë mendoj që tërë potenciali i Federates së Shahut në Kosovë duhet të orientohet ne këtë drejtim.Pra, të organizohen dhe të përkrahen edhe materialisht shkollat e shahut në të gjitha klubet apo trevat Kosovare. Të trajnohen udhëheqësit e këtyre shkollave me programet e shkollave nga jashtë dhe të licensohen njerzit që do të udhëheqin këto shkolla.
Të sigurohen mjete dhe shuma më e madhe e tyre të orientohen në këto trajnime, pjesëmarrje të të rinjëve ne gara së pari kombetare dhe pastaj edhe nderkombetare.
Pas një periudhe prej 5-6 vitesh ne do të kemi shumë mjeshter nderkombetër dhe jo siq thate edhe ju, mezi e kemi një !

Në Kosovë kemi ligën e klubeve,kampionatin individual dhe kupen e klubeve,duke mos llogaritur turnet memoriale rapid,a janë të mjaftueshme këto aktivitet kur diht se në Kosovë ka shumë të interesuar për lojen e shahut ?
Për mua më shqetësuese është mënyra e organizimit të këtyre aktiviteteve që veq jane ,se sa numri i tyre. Unë nga informatat që kam nga miqtë e mi në Kosovë po dëgjojë që këto aktivitet po organizohen me shume probleme dhe nga shumë njerëz joprofesional. Unë mendoj që pikërisht mënyra e organizimit, zbatimi me përpikëri i rregulloreve të shahut, kualiteti i sallave të garave, profesionalizmi nga ana e organizatorëve do të duhej te jenë prirëse për gjerat tjera. Numri i aktiviteteve do të shtohej me kualitetin e organizimit të tyre.
Në Federaten e shahut të Kosoves sipas mendimit tim kryesia e vjetër ishte shembull për kryesin e re që ka dy vite puna e kësaj kryesia llogaritet nën zero,pse ndodhë kjo tek ne ,dhe sa e sa kohë duhet të kalojë që të përmisohemi pakë dhe të respektojm funksionet që shoqëria i voton ?
Po unë kur pot hem na duhen njerëz profesionist nuk po mendoj vetem që ata njerëz duhet të dine të luajnë shah. Ata njerëz që marrin mbi vehte të udhëheqin me një federatë në këtë rast shahu do të duhej së pari të jenë njerëz të rrespektuar nga shahistet, menagjerë të mirë, vizionar, të përqendruar në detyren dhe jo të angazhuar në shumë punë, komunikativë, etj.etj. Shkurt të jenë serioz me pozicionin dhe obligimin e marrë dhe jo të merren me interesa të ngushta. Sa i përketë kryesis së vjetër a ishte shembullë për kryesin e re më së miri duhet të përgjegjën të rinjët e Kosovës që ju është ndaluar pjesmarrja nëpër kampionatet evropiane dhe në përgjësi ato ndërkombëtare!
Rezultati i dobët i dy ekipeve kosovare ne kupen e klubeve në Austri që ishte ne muajn tetor ,si e komentoni si mos aktivitet ne Kosovë ,turnire që mungojnë, buxheti i vogël,apo kupa është luajtur ne muajn e ramazanit ?
Po pajtohem kur thua si mos aktivitet në Kosovë duke menduar në aktivitete serioze në kosovë, ku shahistet tanë do të mund të luanin gjatë vitit shumë parti të forta me shahistë të fortë. Pra mungojnë turnire në Kosovë të organizuara si duhet dhe kjo është arsyeja që bie edhe kualiteti i lojrave dhe pjesemarresve.
Sa i përketë buxhetit sipas informacioneve që kam unë në disa rapid turnire që po quhen atje dhe me mënyren e organizimit të tyre dhe nga shpërblimet që po jepen atje, unë nuk po shofë që po mungon buxheti. Krahasuar me këtu dhe në disa vende të Europes turnire të tilla një ditore nuk kanë fond të shpërblimeve më të madhe se atje.
Kjo kupë me qenë se ishte aktuale për shahistët Kosovarë ku do që ishin,e jeni të mendimit se më shumë shfrytëzohet për pushimë dhe më pakë që të luhet shah, apo shahistet Kosovar aqë munden dhe kryesore është se jemi pjesmarrës ?
Po me shahistë të njëjtë për çdo vjet ne vijmë në situatë që ata ta konsiderojnë këtë një pushim dhe asgjë më tepër. Atë që jemi ne pjesëmarrës është shumë me rëndësi sepse unë po mendojë për gjeneratat që po vijnë të mos e kenë këtë barier .
I vetmi mjeshtër ndërkombëtar Kosovar i suspenduar(Sadiku),të rinjët Kosovar të suspenduar nga garat ndërkombëtare prej federates ,eloja kosovare edhe më tutje figuron me SCG,asnjë turnirë ndërkombëtar i organizuar në Kosovë (duke mos llogaritur turnirin e memorial të Kaçanikut që nuk është i pranuar ne Fide),Kosova pa selektor, eloja nacionale nuk egziston, dhe shume shume tjera që para ndëkombëtarve dukemi jo serioz që të pranohemi si federatë ne mesin e federatave tjera ,qka mendoni që të gjitha këto të përmisohen ,dhe si do të organizonit e gjithë këtë ngecje ?
Ajo qka ka ndodhë është pasojë e asaj që thashë më heret që federaten po e udhëheqin njerëz që merren me interesa të ngushta dhe që nuk janë vizionar të shahut. E kaluara dhe ngjarjet që po cekni ju e argumentojnë këtë që po e them. Na duhen njerëz serioz që vendosin të sakrifikohen për këtë punë dhe nuk do të kursejnë asgjë e jo njerëz që duan të përfitojnë apo të akualizohen me këtë punë.
Të gjitha këto probleme teknike rreth organizimit, elos, selektorit, garave serioze, denimeve do të rregulloheshin me një seriozitet të njerëzve tanë.
Unë kam besim se në Kosovë ka mjaftë njerëz serioz që e duan shahun dhe që janë të gatshëm të sakrifikohen dhe të punojnë që të gjitha këtyo gjera ti përmirësojnë. Në të njëjten kohë kemi mjaftë shahistë Kosovar që janë jashtë Kosoves që me përvojen e tyre do të ndihmonin në këtë aspekt.
Planet tuaja ,dhe aktivitet e mundshme ne lojen e shahut ?
Po unë shpresoj që pas stabilizimit tim me punë të filloj të punojë pak na shah dhe krahas aktivitetit tim ekipor ne klubin Nordhorn të jem më aktivë në turniret individuale këtu ne Gjermani.
PER FUND PO APELOJ TEK NJERZIT QE UDHEHEQIN ME SHAHUN KOSOVAR
" PUNONI ME TE RINJE SEPSE SHAHU KOSOVAR PO PLAKET ,
EUROPA PO LUAJNE ME KRYEMJESHTER 12-15 VJEQAR!"


E-Mail : vellaznimichess@gmail.com
Back to content | Back to main menu