10.06.2007 ( e diele), Lokalet e K.SH”Vëllaznimi” - Gjakovë
DREJTORIA PËR KULTURË, RINI DHE SPORT
KLUBI I SHAHUT “VËLLAZNIMI” - GJAKOVË
Me rastin e ditës së çlirimit të qytetit - 14 Qershorit, K.SH”Vëllaznimi” organizon turnirin memorial të shahut “Geni – Fadili – Alberti”- 4, të katërtin me radhë, me datë 10.06.2007 ( e diele ) ne lokalet e klubit te shahut “Vellaznimi”, duke filluar nga ora 11.00.
Turniri është individual dhe në të pritet të marrin pjesë shahistet më kualitativë të qytetit si dhe shahistët e ftuar nga klubet tjera Kosovare.
Turniri organizohet në sistemin secili me secilin, në kohëzgjatje prej 15 min. për shahistë.
Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i K.K të Gjakoves dhe K.SH”Vëllaznimi” për shahistët më të suksesshëm ka siguruar dhurata modeste.