Syri Vision - Klubi i shahut Vëllaznimi Gjakovë

Shahu Gjakovar nëpër vite...
Go to content

Main menu:

Garat ekipore 2017 > Ekipet > Rezultatet

Shahistët e klubit "Vëllaznimi" kanë arritur të korrin rezultate shumë të mira.Kjo ka bërë që ata edhe sezonin tjetër të garojnë në Superligë.


Këta janë shahistët e klubit të shahut “Vëllaznimi” nga Gjakova. Gjatë këtyre ditëve ky klub ka marrë pjesë në kampionatin e zhvilluar në kuadër të Federatës së Shahut në Kosovë. Meqin e fundit në këto gara shahistët gjakovarë e zhvilluan me KSH “Llamkos Kosova” nga Vushtria dhe arritën të shënojnë fitore. Përmes startegjisë së tyre shahistët siguruan qëndrimin në ligë. Rezultati i meqi të fundit ishte 3,5-2,5 në favor të Vëllaznimit. Këtë fitore e shënuan shahistët: Bekim Ermeni, Lulzim Koshi dhe Arsim Hana ndërsa ai që ka remizuar ishte Gëzim Kasumi. Veqantia e këtij klubi është në këto gara të këtij kampionati Vëllaznimi u përfaqësua vetëm nga shahistët gjakovarë, për dallim prej klubeve të tjera të cilat kishin perforcime nga jashët.Dihet se për të siguruar vendin e parë duhet të behën përforcime mirëpo ekipi i Vëllaznimit u përfaqësua vetëm nga shahistët vendor. Mes tjerash kryetari Ajroni në emër të klubit të shahut “Vëllaznimi” ndau mirënjohje për televizionin Syri Vision.Në mesin e 8 ekipeve të cilat tashmë janë pjesë e Superligës është edhe klubi i shahut “Vëllaznimi”. Synimi I klubit gjakovar është që në sezonën tjetër të sigurojë perforcime dhe të luftojë për vendet e para jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj./TV Syri Vision/

E-Mail : vellaznimichess@gmail.com
Back to content | Back to main menu