Avni Ermeni - Klubi i shahut "Vëllaznimi" Gjakovë

Histori,kulturë sportive,traditë...
Go to content

Main menu:

Avni Ermeni

Intervista
Intervista për gazeten"SPORT" 2 Prill 2009

Prezentimi :Avni Ermeni I lindur me 26.03.1966 në Gjakovë,kampion i Kosovës me 1990 në turneun e fundit të oranizuar në Kosovë sipas sistemit Gerber (secili me secilin),shahistë i klubeve Vëllaznimi,Istogu,Minatori,Rahoveci,dy herë sportistë i vitit në komunen e Gjakovës dhe dy herë ndër 10-të sportistet më të mirë Kosovar

Fillimi i juaj në shah :Hapat e parë në lojen e shahut datojn nga vitet 1980/81 dhe shumë shpejtë kam filluar që aktivishtë të luaj nëpër shumë turne dhe gara ekipore si antarë i K.Sh « Vëllaznimi »-Gjakovë.

Në turneun tradicionale në maujn nëntor të oganizuar nga klubi tri vite radhazi isha kampion i Gjakovës para shumë shahistëve me me përvojë në atë kohë siq janë.Lulzim Koshi,Skender Hasi,Skender Mullajupi,Bashkim Meqa,Masar Valla Gzim Kasumi,Shkelzen Bordoniqi Albert Ajroni etj.Nga ky sukses disa vite radhazi luaja ne tabelen e parë për ekipin e « Vëllaznimit »në garat ekipore të Kosoves liga e parë,dhe një herë arritem edhe të jemi kampion të Kosovës.

Kisha privilegjin që nga viti 1990 deri pakë para fillimit të luftës të luaj nëpër shumë turne ndërkombëtare siç janë :Turnet e hapura në Zagreb,Shibenik,Pulë,Shkup,Gjuni(Bullgari) Basel,Biel (Zvicërr) etj

Vazhdimi i shahut jashtë Kosovës

Në fillim të dhjetorit 1998 mora ftesen nga organizatori për turneun ndërkombëtar në Basel (Zvicërr) që mbahej nga data 26-31 dhjetor këtë ftesë e pranova dhe në këtë turne për të tretën here radhazi luajta si përfaqësues I Kosoves ku tek emri im figuronte mbishkrimi (KOS).Mbas përfundimit të turneut vendosa që po në këtë qytet të kërkoj azil politik dhe nga ajo kohe e deri ne ditet e sotme jamë duke jetuar e vepruar në Zvicërr.Shahu gjatë gjithë këtyre viteve ishte shoku më I ngushtë dhe shumë shpejtë fal kësaj loje jamë integruar në shoqërin zvicërrane.

Klubi im I pare ishte Neuchatel antarë i ligës së pare dhe në garen e parë zyrtare ekipore nga 7 takime kisha 7 fitore.Me kalimin e viteve isha antarë I klubeve:Davos,Val-de-Ruz,La chaux-de-Fonds,Lyss Selandais,Biel,dhe së fundit jamë antarë I klubit të shahut St-Blaise.

Kisha knaqësin që me ekipin Biel gjatë tri viteve të luaja në Ligen e pare federale krahas kryemjeshtrve siq janë:Vadim Milov(2669),Yanick Pelletier(2566),Christian Bauer(2610),Ognjen Cvitan(2542),Joel Gallagher(2480) dhe nga këto tri vite një here ishim kampion Zvicërran dhe dy here radhazi vendin e dytë.Vitet 2003/05 do të mbesin të pa shlyera në kujtesen time sepse kisha fatin të luaj me 5 kryemjeshtër në një ekip dhe të kontriboi dukshëm në rezultatet e këtij ekipi në garen ekipore kryesore në vend.

Nga viti 1999 e deri me sot kamë shume turne me tempo të ngadalsuar,rapid dhe blitz dhe pothuaj në gjdo qytet të Zvicrrës kamë luajtur një turne , shume turne të fituara,shumë të dështuara ,shume lojra atraktive mirpo edhe shumë lojra të dobëta janë rrmbullaksim I shkurtë që nënkupton se me shah asnjëher nuk jam ndalur.

Kryemjeshtër me renome që jamë takuar në tabelen e shahut janë:Magnus Carlsen,Alexsandra Kostenik,Viktor Bologan,Robert Kempinski,Igor Glek,Alexsander Sokolov,Viktor Kortchnoi,Christina Bauer etj

Me 2004 në Festivalin ndërkombëtar në Bile kamë të fituarë normën e pare të mjeshtrit ndërkombëtar dhe sipas mundësive do të vazhdoj që të plotsoi edhe dy norma tjera që të nderohëm me këtë titull.Po theme sipas mundësive sepse nga ky vitë nuk kisha mundësi të luaja në një turne ku fitohej norma (për dashamiret e shahut duhet cekur se në zvicërr janë tre turne ku fitohet norma e këta janë:Biel,Winterthur dhe Lichtenstein)

Shumë shahistë më kan pyetur për shahun kosovar dhe garat që organizohen në Kosovë dhe kam përshtypjen se në Zvicërr shumë shahistë janë të informuar se edhe tek ne luhet shah ka shahistë dhe kemi turne që janë pjesmarrës edhe deri në 100 shahistë të moshave të ndryshme.

Dallimi ndërmjet shahistëve kosovarë dhe atyre botërorë në zotërimin e lojës së shahut është i madh.Cili është shkaku?

Është shumë normale që dallimi është I gjatë me kilometa të tëra në mes të shahistëve Kosovar dhe atyre Botërorë.

Të gjithë e dijmë që shahu tek ne është luajtur nëpër oda,me krahasim ne vendet tjera që është luajtur nëpër shkolla, dhe është e kot që ne luajmë tash nëpër restaurante moderne kur mësimet e para I kemi pasur nga odat.

Nga ana tjetër kamë përshtypjen që edhe Kasparovi po të vizitonte një klub shahu në Kosov do të kishte individë që në mendjen e tyre do të mendonin se mundë të fitojnë kundër tij.

Ka shumë shkaktarë që jemi shumë mbrapa,ndoshta jo serioziteti dhe puna jo sistematike, nuk ma mere mendja që një shahistë Kosovar është ulur plotë 12 orë të analizojë para tabeles së shahut,dhe këtë gje të përsëris të nesermen,e nëpër vende tjera të tillë ka.

Na tregoni sistemin të cilin e aplikon Federata Zvicerrane për gjetjen e talentëve dhe kushtet të cilat ua ofron?

Federata Zvicërrane me dallim nga Federate e Kosovës në kalendarin e saj e ka programin vjetor të aktiviteteve që e respekton gjdo date.Në agjenden e saj ka turne për të gjitha moshat duke fillar nga U8 e deri në U18 .Në fillim të vitit caktohet data dhe qyteti se ku mbahet gara dhe ajo edhe realizohet.

Stimulimi me shpërblime modeste nuk mungon,dhe të gjitha shpalljet me programë të detalizuar shpërndahen nëpër shkolla.

Nga këto gara shumë të rinjë mbesin në botën e shahut duke u përkrahur nga shahistët me tituj që paguhen nga Federata.

Në Kosovë nuk ka turne të hapura me tempo të ngadalsuar që shahistët e rinjë të kanë knaqësin të luajn me shahistë me të moshuar,duhet gjetur mundësin që të praktikohen turnet e hapura ndëkombëtare gjatë vikendeve ku ne zvicërr ka shumë,dhe në këto turne shumë të rinjë janë pjesmarrës.

Tri ditë ka mundesi të organizohet një turne ndëkombëtarë,por kjo mbetet që puntorët e shahut të janë të interesuar që pa fitime ta bëjnë një gjë të till.

Me sa po duket shahu kosovar do të përfundoj me Makollin dhe Hondozin pasi që shahistë të rinj në periudhën e pasluftës gati fare nuk kemi.Propozimi juaj?

Nuk e di mendoj se në gjdo qytet në Kosovë kemi nga një shahistë që meriton të përmendet,ndoshta nuk duhet harruar Istogasin Idrizaj ose Prizerenasin Sahitaj.Kemi shumë emra që gjatë viteve janë aktive nëpër shumë turne,mirpo thënë shkurt shahu kosovar është plakur.Mendoj se duhet dhënë rëndësi shkollave të shahut në gjdo qytet dhe të trajnohen udhëheqësit e këtyre shkollave me programet e shkollave nga jashtë dhe të licensohen njerzit që do të udhëheqin këto shkolla shahu.

Shahistët me përvoj secili veq e veq duhet të kontriboi në këtë aspekt.

Ndoshta F.SH.K –së duhet të mendoi që nëpër shkollat fillore në gjdo qytet të organizoj gara në mes veti dhe kam bindjen se nga këto gara do të kemi të rinjë që një ditë të kemi edhe ne lakmi.

Ka shumë mundësi dhe metoda për zhvillimin e shahut tek të rinjët,mirpo në rend të pare duhet gjetur puntorë shahu tek të moshuarit

Sipas shënimeve që i kam ju bëni pjesë në top 10-shin e shahistëve kosovarë sipas rejtingut ndërkombëtar që do të thotë se jeni kandidat për ekipin kombëtar të Kosovës.

A do t’i përgjigjeshit ftesës së selektorit për ekipin kombëtar?

Nuk e di se sa ka vlerë lista Fide në përzgjedhjen e shahistëve për ekipin kombëtar

Ka shumë vite që në listen ndërkombëtare Fide jamë në mesin e tre shahistëve Kosovar,Nga viti 1998 deri me sot në Fide I kamë të regjistruara mbi 200 lojra me shahistë të rejtinguar qka do të thotë se jamë njëri ndërë shahistët më aktiv Kosovar,mirpo shiquar pakë më large kjo listë ëstë një alarm për shahun kosovar sepse aty kemi një renditje që nuk ka ndrruar shume vite Shumë Federata qeshtjen e prezentimit të përfaqsueses së saj me shahistë e kan të qartë nga dy listat e fundit Fide dhe aty dilema nuk ka,mirpo te rrjedhat tona kosovare shumë qka është e pa qartë në gjdo sferë.Kur jemi te shahu unë si shahistë aktive në rend të pare nuk e di se kush është selektor I ekipit kombëtar,edhe pse jamë shumë I informuar për të gjitha ngjarjet që kan të bëjn me shah në Kosovë

Që ndoshta të përgjegjem pyetjes suaj se a do të pranoja ftesen të luaj për përfaqsuesen Kombëtare,janë shume pyetje ¨qe duhet bërë vehtës,para se të pranoi ftesen.

Mundem të ceki vetëm dy më kryesoret ,dhe e para është se 10-të vite nuk kam luajtur në Kosovë asnjë turne apo garë ekipore dhe ndoshta është padrejtsi për tjerët, e tjetra është që të gjithë shahistët në ftesen e selektorit për kombëtaren e saj e kan obligim moral që të përgjigjen pozitivisht.

Sa është bashkëpunimi i fshk-së me shahistët e saj në diasporë ?

Shumë emra të shahut kosovar janë jashtë Kosovës dhe me secilin që kam biseduar të gjithë kanë qenë të zhgënjyer me Federaten e shahut këto 4 vitet e fundit.

Unë vetëm mundem të theme që nuk ka pasur asnjë bashkëpunim dhe nuk e di se a ka qenë federate e informuar se ku janë shahistët e saj

A do të kishit luajtur në të ardhmen në Superligën e Kosovës?

I kam përcjellur të gjitha rezultatet dhe sipas mundesive edhe disa lojra në Superligen e Kosoves 5 vitet e fundit,dhe fal miqve të shumtë që kam në mesin tuaj jamë informuar për të gjitha që kan t"bëjnë me garen ekipore në Kosovë.

Se a do të luaja në të ardhmën është një pikpyetje e madhe sepse termini është shumë I pa përshtatshëm për mua.Në atë kohë që mbahet gara më interesante në Kosovë unë sipas kontrates kam obligime ndaj klubit tim.

Ndoshta një të ardhme të afërt nga dy federatat do të ndrroj diqka sa I përket kalendarit të garave dhe me dëshirë do të luaj në Superligen e Kosovës.

Qka mendoni për turnet e organizuara në Kosovë ?

Kamë përcjellur të gjitha turnet memorial që janë organizuar në Kosovë,dhe rregullisht I kam publikuar në webfaqen time në"kosovachess".Ato turne të gjitha ishin masovike për nga pjesmarrja,mirpo ajo qka është me me rendësi Kosoves I mungojnë turnet me tempo të ngadalësuar.Përveq kampionatit individual që mbahet njëher në vitë sa di unë tjetër turne nuk ka.Kur nuk ka turne bie edhe kualiteti I lojrave,kjo është vërejtur tek shahistet tane që disa here luajtën në kampionatin europian.

Ajo qka më ka bë përshtypje tek turnet në Kosovë është se mungojnë garniturat e shahut dhe para gjdo turneu janë ftuar shahistët "që me veti të kanë garnituren e shahut me orë!"

Në Federaten e shahut te Kosovës në qoftë se funksionë si duhetë mendoj se duhën të egzistojnë të paktën 50-të garniture shahu të kompletuara dhe ato të huazohën për të gjitha qytetet ku ka organizime të turneve të ndryshme.Shahisti pjemarrës në një turne duhët të jetë I liriar nga obligimi që me veti të sjellë shahun në qoftë se dëshiron të luaj

Kosovës I duhen disa turne ndërkombatere dhe ata që janë në krye të Federates së shahut duhet në menyrë urgjente si objektive të vetin të kanë,se si duhet gjetur mundësia që sa më shpejtë që të organizohen turnet ndërkombëtare.Shumë shtete të varfëra në agjendat e tyre I kanë turnet ndërkombëtare nuk e kuptojë pse Kosova nuk e ka.

Për fund i përshendes të gjithë shahistët si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj dhe e respektoi shumë punen e secilit qe e kryen që shahu kosovar një ditë të bashkohët ne familjen e madhe Botërore.
vellaznimichess@gmail.com
Back to content | Back to main menu