ShMU"Mazllum Këpuska"Gjakovë - Klubi i shahut "Vëllaznimi" Gjakovë

Histori,kulturë sportive,traditë...
Go to content

Main menu:

ShMU"Mazllum Këpuska"Gjakovë

Aktivitete
Turnir shahu ShMU"Mazllum Këpuska" Gjakovë
Vazhdojnë aktivitetet me nxënësit e shkollave fillore, të ulëta dhe të mesme të komunës së Gjakovës në shah. Kësaj rradhe u organizua turniri në shah për nxënësit e SHMU “Mazllum Këpuska”, të cilët treguan njohuri të mirë tē lojës së shahut. Fitues të turnirit janë:
1. Musaib Hoxha me 9 pikë;
2. Mikaell Seba me 7.5 pikë, dhe
3. Olti Haxhiavdyli me 6,5 pike.
Fituesit do të vazhdojnë të ushtrojnë shah me trajnerët e K.SH”Vëllaznimi” si dhe bashkë me shokët tjerë të shkolles do të përfaqesojnë ekipin e shkollës në garat ndërkomunale që do të zhvillohen me 30.03.2018 ne objektin e ShFMU “Zekerija Rexha” në Gjakovë.
Suksese!

Klubi i shahut „Vëllaznimi“ - Gjakovë, në kuadër të organizimit të garave shkollore në shah dhe përgatitjen e ekipeve shkollore (ekipi vajzave dhe djemve) për garat ndërkomunale dhe ndër-regjionale në shah, në bashkëpunim me stafin e Shkollës së Mesme dhe të Ulët “Mazllum Këpuska“ në Gjakovë, për nxënësit e interesuar që të marrin pjesë në këtë aktivitet, e përcjellë këtë:

NJOFTIM

Njoftohen të gjithë nxënësit e interesuar të Sh.M.U “Mazllum Këpuska” në Gjakovë të cilët kanë njohuri të lojës së shahut, që të paraqiten tek sekretari i shkollës, që të regjistrohen për garat shkollore në shah që janë në funksion të krijimit të ekipit të shkollës për garat ndërkomunale dhe ndër-regjionale që do të organizohen së shpejti.

Turniri do të organizohet në mbikqyrje të klubit të shahut “Vëllaznimi” dhe do të zhvillohet në lokalet e klubit (Pallati i kultures “Asim Vokshi”/Kati i dytë) me datë 17.03.2018 (e shtunë) duke filluar në ora 11.00.

Garat do të organizohen për kategorin e vajzave dhe djemve.

K.SH”Vëllaznimi” ju mirëpret dhe i uron suksese të gjithë pjesëmarrësve.




Me respekt:

K.SH. ”Vëllaznimi” - Gjakovë
z. Bekim Ermeni

Gjakovë, 12.03.2018


vellaznimichess@gmail.com
Back to content | Back to main menu