Geni-Fadili-Alberti 7 - Klubi i shahut "Vëllaznimi" Gjakovë

Histori,kulturë sportive,traditë...
Go to content

Main menu:

Geni-Fadili-Alberti 7

Memoriali
Geni/Fadili/Alberti 7
K.SH"Vëllaznimi" organizon turnirin memorial të shahut "Geni - Fadili - Alberti"- 7, të shtatin me radhë, me datë 04.04.2010 ( e diele ) ne lokalet e klubit te shahut "Vellaznimi", duke filluar nga ora 11.00.
Turniri është individual dhe në të pritet të marrin pjesë shahistet më kualitativë të qytetit si dhe shahistët e ftuar nga diaspora dhe klubet tjera Kosovare.

Turniri organizohet në sistemin secili me secilin, në kohëzgjatje prej 5 min/për shahistë.
Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i K.K të Gjakoves dhe K.SH"Vëllaznimi" për shahistët më të suksesshëm ka siguruar dhurata modeste.

05.04.2010
Dje ne lokalet e klubit te shahut "Vellaznimi" u organizua turniri i shtate me rradhe memorial i shahut "Geni - Fadili - Alberti".
Ne turnire morren pjese shahistet me cilesore te qytetit si dhe mysafiret, shahistet nga klubi i shahut "Prizreni" dhe "Rahoveci". Ne turnir morri pjese dhe ish shahisti i K.SH "Vellaznimi" Avni Ermeni qe per momentin luan per ekipin e liges se pare Zvicerrane CE "Neuchatel" .
Turniri u zhvillua ne sistemin secili me secilin (dy rrethor) dhe ne te morren pjese 12 shahiste.
Rezultatet perfundimtare:
1. Avni Ermeni 20.5 pike (CE "Neuchatel")
2. Gezim Kasumi 14.0 (K.SH "Vellaznimi")
3. Sulejman Kollari 13.5 pike (K.SH "Rahoveci")
4. Xheladin Zurnaxhiu 13.5 pike (K.SH"Prizreni")
5. Bekim Ermeni 13.0 pike (K.SH"Vellaznimi")
6. Sabahudin Kollari 13.0 pike (K.SH"Rahoveci")
Duhet potencuar qe ky turinir u vlersua nga pjesemarresit si turneu me cilesor i zhvilluar deri me tani dhe se ne te u zhvilluan lojra mjafte interesante.
Organizatori ne fund shperbleu fituesit me mirenjohje dhe kupen fituese per vendin e pare.
Para fillimit te turinirit pjesemarresit vizituan varrezat e qytetit dhe vendosen kurora tek shahistet e ndjere.
K.SH"Vellaznimi" - Gjakove


Gjakovë, Prill 2010 K.SH"Vëllaznimi"-Gjakovë

vellaznimichess@gmail.com
Back to content | Back to main menu